“Le ta shpërthejmë këtë burg së bashku”, Basha thirrje qytetarëve për rritjen e çmimeve: – Të largojmë sa më parë llumin e tranzicionit dhe t‘i hapim rrugën zhvillimit.

7 tetor  2021

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, nga foltorja e parlamentit ditën e sotme, numëroi ato që ai i quan dështimet ekonomike të kryeministrit Rama.

Teksa e bëri përgjegjës mazhorancën socialiste për rritjen e çmimit të energjisë, hidrokarbureve dhe ushqimeve, Basha ftoi shqiptarët që ta shpërthejnë burgun e propagandës dhe t‘i hapin Shqipërisë rrugën e mohuar drejt zhvillimit.

“Me taksat që thotë nuk i kam rritur. Përkundrazi biznesi i vogël me taksë zero. Ky është si ai sadisti që ta mban dyllin e qiriut mbi plagë dhe ta heq vetëm që t’i thuash faleminderit. Ky nuk është mjeku që ta shëron plagën me melhem. Kush i rriti taksat, ky. Kur ne i thamë që jo se do shkatërrosh bizneset. I mbyllën qepenat, tani i bëri zero, por ato nuk hapen më, as të vijnë nga kampet e emigrantëve ku i ka çuar, as nga honet e varfërisë. Kjo është politika e tij e taksave që e ka degdisur vendin me qeverinë më të korruptuar të Ballkanit sipas raportit të DASH.

Kjo ka efekt te integrimi që është bllokuar jo për shkak të Bullgarisë por për shkak të makutërisë. Ne jemi këtu për ta zhbërë klëtë aleancë të krimit dhe korrupsionit një orë e më parë.

Çështjeve që ngritëm jo në emrin tim por në emër të shqiptarëve le ta mbyll me dy gjëra, 65 përqind e çmimit të çdo litri i shkon makutërisië dhe babëzisë, 240 lekshi i taksës Rama, nxjerr qindra mijëra dollarë nga shqiptarët e varfëruar dhe faturohet si rritje çmimiesh në bukën e gojës. Kontrolloni çmimet e naftës sot dhe i thoni monogufit të propagandës dhe mjeshtrit të varfërimit të shqiptarëve si e shpjegon çmimin e karburantit më të lartë në rajon. Shpjegim nuk ka, do të ketë rrëke propagande. Rrëke propagande të cilat e kanë humbur efektin e tyre për t‘ju krijuar shqiptarëve një burg për mendjen e tyre. Le ta shpërthejmë këtë burg së bashku.

Me mendjen të ndriçuar nga faktet që nuk vijnë nga fjalët por nga faktet le ta largojmë llumin e tranzicionit dhe t‘i hapim Shqipërisë rrugën e mohuar drejt zhvillimit pavarësisht bindjeve politike”, tha Basha.

Gazeta Panorama