LAMTUMIRË, BEJO KËRRA, DUAR ARTI I ZHULATIT!
Paska shkuar Bejo Kërra, duar arti i Zhulatit, njeriu që këtij fshati i dha i pari namin e artizanit dru gdhënës.
Në gjurmët e tij vazhdoi dinastia Kërraj e artit të gdhëndjes deri sa Murati me monumentin e rraptë të Idriz Sullit i vuri vulë.
Lamtumirë, Bejo Kërra, i pa harruar do të mbetet emri yt sikundër e tillë edhe vepra jote!