23 Shkurt 2023

Deputetët demokratë janë duke treguar rezistencë para dyerve të Kuvendit, pasi nuk lejohen të hynë në seancën plenare pas përjashtimit.

Deputetët kërkojnë të marrin pjesë në mbledhjen e byrosë ku do të shqyrtohet ankimimi i tyre kundër kërkesës së socialistëve për t’i përjashtuar, ku dhe nuk kanë munguar përplasjet me Gardën.

Teksa janë ndaluar për të hyrë, deputetja Albana Voksi ka paralajmëruar punonjësit e Gardës që mos t’i prekin demokratët.

“Duhet të jenë brenda mbledhjes së byrosë. Hape rrugën. Fola me sekretaren. Çfarë po bën, mos prek deputetët me dorë. Po e bëni pis këtë kostum. Guxoni ju vini dorë mbi deputetin”, tha Vokshi.

Pas përplasjes, një nga punonjësit e gardës kërkoi ndjesë, por kjo nuk u pranua nga deputeti i PD, Luan Baçi.

“Nuk kemi nevojë për ndjesën tuaj. Jeni kthyer në patronazhistë të gjithë”, deklaroi ai.

Gazeta Shqiptare