“Kurrë të mos lejoni që dikush të ndryshojë atë që ju bën të veçantë”, ambasadorja Kim mesazh të fortë nga Shkodra

shtator 2020

Turit dy ditor të ambasadores amerikan Yuri Kim në Shkodër, duket se i ka ardhur fundi. Në përfundim të qëndrimit të saj këtu, ambasadorja Kim ka përcjellë në mesazh, të fortë e të qartë mbi përshtypjet që i la Shkodra. Me një foto nga Kalaja “Rozafa”, Kim ka përcjellë mesazhin më poshtë:

“Shkodra më tregoi edhe një anë tjetër të Shqipërisë. Shpresoj që kurrë të mos lejoni që dikush të ndryshojë atë që ju bën të veçantë – vlerësimin e kulturës, refuzimin e diktaturës, harmoninë (jo vetëm tolerancën!) midis komuniteteve fetare. Faleminderit që je kjo, Shkodër!”, shkruan Kim në postimin e saj në instagram! 

ShkodraWeb Media/