11 Maji 2025

Ne fshatin Zhanë Lushnje, një dollap i vjetër është përdorur si dhomë e fshehtë votimi.

Në një nga pamjet më të pazakonta të zgjedhjeve parlamentare të këtij viti, në qendrën shëndetësore të fshatit Zhanë, një dollap i vjetër është përdorur si dhomë e fshehtë votimi.

Kjo situatë, që ka tërhequr vëmendjen e votuesve dhe mediave, pasqyron sfidat infrastrukturore me të cilat përballen ende disa zona rurale në vend gjatë organizimit të proceseve zgjedhore. Megjithatë, pavarësisht mungesave të kushteve standarde, votimi në këtë qendër po zhvillohet normalisht.

Autoritetet zgjedhore ende nuk kanë dhënë një koment zyrtar për këtë rast, ndërsa qytetarët kanë vijuar ushtrimin e të drejtës së votës edhe në këto kushte të pazakonta.

Nga