Grafika Shqiptare

Kur i ka fillesat grafika shqiptare?

Grafika është një lloj i arteve figurative, i cili e pasqyron realitetin kryesisht me linjën dhe sipërfaqen bardhezi, në plane të rrafshëta dhe me ngjyra të kufizuara.

Të natyrës së grafikës janë pikturat parahistorike të shpellave në Shqipëri të fundit të mijëvjeçarit III dhe fillimit të mijëvjeçarit II para Krishtit.

Grafika Shqiptare

Të rralla janë dëshmitë e vizatimeve të miniaturave të kodikëve, si dhe ndonjë vizatim përgatitor që është gjetur i pikturave të murit dhe i ikonave mesjetare.

Grafika Shqiptare

Vizatimi i mirëfilltë figurativ nisi të lëvrohet nga piktorët e Rilindjes.

Në shtypin kombëtar u botuan vizatime patriotike, portrete të Skënderbeut në gravurë, si dhe pak karikatura politike.

Pas Çlirimit grafika u zhvillua më tej krahas pikturës e skulpturës.

n.s. / dita