23 Shkurt 2023

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në protestën e sotme përpara parlamentit gjatë fjalës së tij rrëfeu një prapaskenë në kohën që ishte në krye të shtetit.

Ai tha se një ish-ministre, të cilës nuk ia tha emrin, i kishte kërkuar që të miratonte dekretin për ta dërguar ambasadore në SHBA. Këtë, sipas tij, Edi Rama e kishte bërë vetëm për ta hequr si deputete pasi ajo ishte zëri i vetëm që dilte kundër.

“Në 2017 më erdhi një ish-ministre socialiste, s’ka nevojë t’ia them emrin, sepse secili e imagjinon, edhe më thotë, ‘meqenëse se ti je zgjedhur për president, a ke t’i kundërshtim që unë të shkoj ambasadore në SHBA’, ‘jo i thash, por pse?”.

‘Më thirri Edi, mu përgjëruar dhe më tha të dua atje’. I thash ‘unë s’kam kundërshtim, por kujdes mos ta fut Edi, se s’të do më deputete’, sepse ajo ishte zëri i fundit kundër që kishte mbetur në PS…

Ajo zonja e nderuar, as ambasadore nuk bë, dhe as anëtare e asamblesë nuk u bë. Pse?  Sepse është skizofren dhe edhe një zë kundër e shqetëson.

Mos u habisni nëse do u japë urdhra deputetëve të PD që edhe një i vetëm deputet i PD të mos ngelet. Se edhe një i vetëm e tmerron se e tmerron e vërteta” tha ai.

Gazeta Sot