Kryeministri Edi Rama fotografohet në Jug me Alex Soros!

12 Gusht 2026
Kryeministri Edi Rama prej ditësh ndodhet me pushime në jug të vendit, ndërkohë që në kryeqytet vijojnë pa ndërprerje protestat që kërkojnë largimin e tij dhe të qeverisë.
Ditën e sotme, në rrjetet sociale janë publikuar pamje nga një darkë që kryeministri Rama ka zhvilluar me Alex Soros, djalin e George Soros, i cili ndodhet në Shqipëri, me gjasë për pushime.
Darka është zhvilluar në një prej restoranteve në Dhërmi. Rama është fotografuar në restorant, duke darkuar ndërsa përballë tij është ulur Alex Soros.

