Kryebashkiaku i Vjenës hipën në majë të makinës së plehrave dhe pastron vetë rrugët e qytetit

23 SHTATOR 2020

Kryetari i Vjenës, Michael Ludwig, e ka kaluar ditën me punëtorët e kompanisë komunale të pastrimit të rrugëve (MA48) të qytetit. Ai e filloi ditën e hënë në orën 6 të mëngjesit duke mbledhur mbeturina dhe duke pastruar rrugët e qytetit, të cilin e drejton prej 4 vitesh.

“Mendoj se është mbresëlënëse ajo çfarë bën MA48. Gjithmonë më ka pëlqyer fakti që ka njerëz të vullnetshëm dhe që punojnë natë e ditë që të bëjnë Vjenën një nga qytetet më të pastra në botë”, tha Michael Ludwig.

Njerëzit ishte habitur teksa shihnin kryebashkiakun duke mbajtur karrocat e mbeturinave nga oborret e shtëpive apo rrugëve të lagjeve. “Ngjyra portokallia ju shkon shumë kryetar”, i tha një grua.

Kryetari Ludwig (SPÖ), i cili kandidon për mandatin e dytë të Vjenës, ditën e punës e përfundoi në orën 14.00. “Punonjësit e MA 48 janë si heronjtë e rrugës”, u shpreh ai. “Ishte rraskapitëse, duhet të kesh kujdes gjithashtu që të mos lëndohesh. Por ishte bukur. Puna ekipore ishte e shkëlqyeshme”, rrëfeu ai.

Gazeta Shqip