26 Nentor 2023

Mbuluar nga ferrat, pak kush e di se këto rrënoja në fshatin Derven të Krujës i përkasin Kishës së Shën Gjon Pagëzorit, që daton në shekujt XIII-XIV.

Muret u zbuluan në vitin 2006, kur po hidheshin themelet e kishës së re të Dervenit.  Asokohe arkeologët gërmuan dy metra thellësi dhe nxorën në dritë afresket e mrekullueshme, të cilat ishin ruajtur në gjendje shumë të mirë për shekuj te tere nen toke. Afresket e zbuluara 17 vite më parë sot nuk ekzistojnë më, pasi shteti nuk tregoi asnjë kujdes.

“Gjendja e këtij objektit të kultit vazhdon të jetë e njëjtë.
Kur ka reshje përmbytet nga uji. Ministria e Kulturës s’ka marrë asnjë masë se është monument i kategorisë së parë.
Meqenëse është lënë në harresë vetë kisha katolike duhet të marrë iniciativë të paraqesë projekt për të shpëtuar nga rrënimi I plotë këtë monument”, thotë Paulin Zefi, ekspert i Monumenteve të Kulturës.

Në vitin 2006 gërmimet arkeologjike ishin ndërprenë për mungesë fondesh dhe muralet nuk u konservuan. Sot ato janë zhdukur dhe bashkë me to një pjesë e historisë së kësaj zone. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore në varësi të Ministrisë së Kuturës e la në degradim kishën 1200-vjeçare.

Gazeta Shqiptarja.Com