Konflikti Ukrainë-Rusi.  Erdogan: – Rusia të tregohet e mençur, nëse nis ofensivën ushtarake, Turqia do të luftojë kundër Putinit!

31 Janar 2022

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka thënë në një deklaratë për mediat se Rusia duhet të tregohet e mençur dhe të mos nisë një konflikt ushtarak në Ukrainë. Nëse kjo gjë ndodh, Erdgan ka pohuar se ushtria e shtetit të tij do të pozicionohet në krah të Ukrainës, duke qenë një vend anëtar i NATO-s.

Në një intervistë për televizionin NTV, Erdogan theksoi se e ka ftuar presidentin rus Vladimir Putin në Ankara dhe se propozimi i tij për një të ashtuquajtur “samit paqeje” është mirëpritur nga të dyja palët.

Erdogan është në pritje të një përgjigje përfundimtare nga Moska.

“Nuk ka asnjë mënyrë që Turqia të jetë OK me tensionet në Ukrainë”, ka thënë ai i cituar nga Daily Sabah.

“Ne duam paqe në rajonin tonë dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë për ulur tensionet në cdo mënyrë që të mundemi”, ka shtuar më tej kreu i shteti turk.

BalkanWeb