Konferenca e Sigurisë në Uashington/ Keith Self: – KOSOVA në NATO për stabilitetin e Ballkanit. Mediu: – Të ofrohet menjëherë, Plani i Veprimit për anëtarësim

9 Shkurt 2026
Gjatë Konferencës për Siguri të organizuar në Uashington nga kryetari i PR-së, njëkohësisht deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Fatmir Mediu, përfshirë disa kongresmenë amerikanë, kryetari i PR-së vlerësoi kontributin e Kongresmenit Keith Self për paqen dhe sigurinë në rajon dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj shqiptarëve.
Gjatë fjalës së tij në konferencë Kongresmeni Keith Self, njëherësh dhe kryetar i Komisionit për Evropën në Kongres, theksoi se: Jam për ekuilibra të qarta në Evropë. Po punoj që Kosova të anëtarësohet në NATO, sepse do të rrisë mjaft stabilitetin në rajonin e Ballkanit. Dua ekuilibër në Ballkan, dhe mendoj se është një nga pjesët kyçe, dhe e kam marrë këtë si një mision, sepse mendoj se anëtarësimi i Kosovës në NATO do të ishte një forcë shumë stabilizuese në Ballkan. Pra, duhet të bëjmë përparim në këtë drejtim, dhe duhet t’u përgjigjemi kundërshtimeve të disa vendeve. Besoj se kjo është një pjesë kyçe e asaj për të cilën po flasim sot, sepse siguria në Ballkan, Ballkanin sot, e konsideroj si një “barut”, dhe këtë duhet ta zgjidhim në mënyrë që të sjellim pak stabilitet.”
Ky qëndrim i Kongresmenit Self u mirëprit nga të pranishmit në sallë.
Pas kërkesës së Kongresmenit Self, Kryetari i Partisë Republikane të Shqipërisë, Fatmir Medi theksoi se: Ofrimi sa më parë i Planit të Veprimit për Antarësim në NATO, është një hap i rëndësishëm për një Ballkan të sigurt.
Medi falenderoi gjithashtu “Albanians for America,” për angazhimin e tyre në mbështetje të Kosovës.
