Kompania që fitoi tenderin e supervizimit të tunelit të Llogarasë pagoi hotelet e Ramës, Ballukut e Ibrahimajt

9 Janar 2026
Duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ Arben Ahmetaj tha se Hill International’ e cila ka marrë supervizimin e tunelit të Llogarasë ka paguar hotelet e kryeministrit Edi Rama, zv/kryeministres Belinda Balluku dhe ministres së Ekonomisë Delina Ibrahimaj.
Arben Ahmetaj: Ah, një gjë shumë interesante për tunelin e vogël. Është në raport me 324 apartamentet, avionët, mjetet lundruese. Premtova që s’i referohem Altinit. Herë e fundit sot. Po i kërkoj të falur madje. Nëse do ta përmend ndonjëherë në një raport publik, në raport me çështjen time, sigurisht që do ruaj respektin si prokuror.
Shikoni një çikë këto, këto janë pagesat që ka bërë për Belindën, Delinën, ’Hill International’.
Ka bërë për Delinën, Delina tani ka marrë rolin e Belindës, të gjithë kompanitë shkojnë te Delina, arsyet ja kam thënë njëherë kryeministrit kur ishte kryeministër në zyrë.
Pagesa në një aktivitet në Greqi. Belinda, Rama, Delina. Të paktën këta kam unë këtu. Dhe diskutimet për supervizionin. Hill International ka marrë supervizionin për tunelin.
Pra ky është supervizori i tunelit, që ka paguar për hotelet e këtyre. Tani zoti Dumani, me të njëjtin argument duhet dhe Delinën.
Belindën po e po, se ka dhënë. Po siç ka tentuar të më akuzojë mua, Delina ka bërë rialokime. I bie se ça më thua mua ti, ti ke bërë rialokime, ti ke fjetur në një hotel me gruan edhe ke bërë dhe rialokime.
Pra, sipas këtij standarti zoti Dumani, ti dhe Delinën duhet ta çosh në ndjekje penale për korrupsion, apo jo? Me këtë.Ka paguar për kryeministrin dhe ka marrë dhe tender ky.
Ka paguar për kryeministrin, ka paguar për Delinën dhe për Belindën. I ke këtu. Dakord? Merre. Po rrimë tek infrastruktura kritike”
