Nga Ora News,

18 Nentor 2022

Një numër prej 89 mijë gjobash janë vendosur vetëm në Tiranë nga policia rrugore në 4 muajt e fundit. Shifrat e siguruara nga Ora News tregojnë se rastet më të shpeshta i përkasin përdorimit të celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe mosvendosje e rripit të sigurimit. Vlera totale e masave administrative të vendosura përllogaritet se kap një shifër prej 5 miliardë lekësh.

Një rekord gjobash janë vendosur nga policia rrugore në Tiranë vetem në 4 muajt e fundit. Qytetarët janë penalizuar me plot 89,580 masa administrative.

Kontrollet që pasohen më pas me vendosjen e këtyre masave kryhen gjatë natës pasi në këtë johë evidentohen shkeljet më të shpeshta.

Ora News ka siguruar shifrat zyrtare ku tregohet se qytetaret e Tiranës më shumë gjoba kanë për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Sipas të dhenave nga fillimi i korrikut e dëri në tetor vetem për përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të mjetit janë vendosur 14,531 gjoba.

Sipas Kodit Rrugor penalizimet për përdorimin e telefonit variojnë nga 50 mijë lekë të vjetra deri në 150 mijë lekë. Por në rast përsëritje penalizimi shtohet me pezullim të lejes së drejtimit.

Përdorimi i rripit të sigurimit shpëton jete, por drejtusit e mjeteve shpesh here e neglizhojnë vendosjen e tij. Në këtë 4 mujor, për mosvendosjen e rripit janë gjobitur 8,792 qytetarë.

Raporti me të dhënat zyrtare tregon se vetem për mos dhenje përparësi ndaj këmbësorit rrugoret kanë gjobitur 7,192 qytetarë, 6,564 gjoba janë vendosur për kasken mbrojtëse për drejtuesit e motomjeteve, si dhe 5,416 masa për ecje me shpejtësi tej normave të lejuara.

Në një përllogaritje të thjeshtë me vlerën mesatare të gjobave, në këto 4 muaj vetëm nga masat administrative policia ka grumbulluar rreth 5 miliardë lekë.

Nga Edison Vatnikaj