Koas në trafik/ Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës, të paralizuara rrugët dytësore

3 Nentor 20233
Trafiku ka paralizuar rrugët e vendit mesditën e kësaj të premtje.
Autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar dhe mjetet e kanë të pamundur që të kalojnë.

Gjithashtu janë paralizuar edhe rrugët dytësore.

Shkak është bërë situata e rënduar meterologjike në vend. Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që vargu i makinave të jetë i gjatë dhe mjetet thuajse nuk lëvizin fare./ CNA
