Abetarja e unifikuar Kosovë Shqipëri

27 Gusht 2022

Kështu do të duket Abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri, e cila ka nisur të shpërndahet në Kosovë, raportojnë mediat vendase.

Bazuar në foto të dërguara nga shtëpia botuese “Dukagjini” për RTKlive, shihet Abetarja Kosovë-Shqipëri, e cila është shtypur dhe pritet të jetë në duart e nxënësve.

Abetarja e unifikuar Kosovë Shqipëri

Nga kjo shtëpi botuese thanë për RTK se abetarja e përbashkët është gati dhe ka filluar të shpërndahet sot.

Autoret e abetares së përbashkët janë Mimoza Gjokutaj, Tereza Babasuli, Naser Zabeli, dhe Saranda Bozhegu.

Gazeta Shqiptare