Kishat e kalasë së Beratit për herë të parë në një monografi të plotë.-

Gazeta Shqiptare

Nga Ben Andoni

 Ka një zakon të hershëm në vendin tonë, të cilën mund ta hasësh si indikacion deri tek Hahn, ku në udhëtimet e tij, fshatarët për t’i treguar vjetërsi të vendit ku jetojnë, i tregojnë udhwtarit tw famshwm kisha dhe numër të madh objektesh kishtare. Ky zakon, rrudhur në kohë për shkak të revolucionit antifetar në vendin tonë, ishte e rrënjosur jo thjesht te pjesa e folkut por lexuesi e haste deri në sintezat e punimeve që studiues të ndryshëm vendas për të treguar identitetin kombwtar nën Perandorinë Osmane e theksonin identitetin fetar, kuptohet duke iu ruajtur ngjyresave. Për hir të së vërtetës, Perandoria Osmane krahas asaj politike që ndoqi kundër shqiptarëve nuk është se u tregua kaq e ashpër me klerin. Ky i fundit, i rrudhur në kushte jo aq të mira, jetoi mirë nën sqetullën e perandorisë.

Inxhinierët dhe studiuesit Genc Samimi dhe Dritan Çoku, dy njerëz që merren kaherë me Beratin, alias “Qytetin e Bardhë” u munduan dhe sollën për publikun ditët e fundit një libër të jashtëzakonshëm studimor në gjininë e monografisë, me një material të detajuar për kishat e qytetit të Beratit. Genc Samimi, restauratori veteran e përshkruan me kujdes këtë situatë dhe amullinë që ekzistonte para disa dekadash në kohën kur bënte punën e tij restauruese dhe konservuese në kalanë dhe qytetin e Beratit. Dhe për ta zgjidhur këtë rebus, në bashkëpunim me një studiues të nderuar të Beratit, ata arritën të sjellin një monografi me pretendime shumë të larta, botuar nga PEGI, me ndihmën e shumë dashamirëve për kulturën. Rrethanat historike të Krishtërimit dhe pastaj Kalatë janë dy seksionet bosht të kësaj monografie, që ka elementë të ilustruar deri në detaje më të imta dhe plotësuar me një kronologji fotosh shumë interesante. Autorët e nisën punën si sfidë por duket se burimin e shkruar më të madh e të rëndësishëm për idenë lidhur me numrin real të kishave e mbështetën në librin historik me titull: “Përshkrim i shkurtër historik Metropolia e shenjtë e Beligradit (Beratit)”, i botuar nga autori Peshkopi Anthin Aleksudhi.

Kishat e Kalase se Beratit