Këmbanë alarmi në Mesdheun Lindor! Marina greke e ka njoftuar se do të fillojë një stërvitje. … Gjatë stërvitjes do të përdoret zjarr i vërtetë. …

11 SHTATOR 2020

Zyrtarët turq dhe grekë u takuan të enjten në selinë e NATO-s për bisedime që synojnë të parandalojnë shkallëzimin e mëtejshëm ushtarak në Mesdheun lindor, ndërkohë që Greqia bëri thirrje për sanksione “me peshë” të Bashkimit Evropian kundër Turqisë.

Duket se asgjë nuk ka ndryshuar. Turqia ka forcuar pozicionet e saj në terren, duke dërguar anijet ushtarake në brigjet e Qipros dhe Rodosit. Lajmin e kanë bërë të ditur se mediat greke të cilat kanë raportuar se ka qenë marina greke e cila ka njoftuar se do të fillojë një stërvitje e gjerë në brigjet e Qipros.

Mësohet se gjatë stërvitjes do të përdoret zjarr i vërtetë, gjë për të cilën turqit kanë paralajmëruar të gjitha anijet që lundrojnë në zonën në fjalë. Përveç kësaj një numër i konsiderueshëm anijesh ushtarake gjenden në jug të Rodosit duke mbështetur anije kërkimore “Oruç Reis”, e cila po kryen kërkime për gazin që ndodhet në det.

Sakaq, kryeministri grek Mitsotakis i kishte kërkuar ndihmë Francës, e cila dërgoi në zonë aeroplanmbajtësen “Charles de Gaulle” dhe disa avionë “Rafale”. Sipas mediave Greqia, synon të blejë 18 avionë të tillë nga Franca në muajt në vijim.