Karkaleci i kuq ka pushtuar qindra hektarë tokë në Myzeqe duke shkatërruar të mbjellat. Fermerët thonë pesticidet që po përdorin nuk po japin efekt, ndaj kërkojnë dezisektim masiv.

Fier – Karkaleci i kuq ka pushtuar tokat bujqësore. Po shkatërrojnë çdo gjë të mbjellë

“Batalion karkalecash”

“Sivjet është i papërmbajtshëm”

Gratë mbjellin para, karkaleci ha pas”

Dëmi i pallogartishëm, një fidan e kemi blerë 30 lekë” thonë fermerët.   

Fermerët thonë se po e luftojnë me pesticide, por nuk kanë asnjë efekt.

Ngelëm duke spërkatur 20 mijë lekë helm në ditë asnjë efekt nuk ka bërë.  

Situata sipas fermerëve është alarmante dhe e njëjtë edhe në Tërbuf, Grabjan e Çermë.

“Eshtë problem gjithandej”

Kërkojnë ekspertizë nga specialistët e bujqësinë dhe dezisektim masiv kundër karkalecit, që për herë të fundit mbahet mend në vitin 2014.

“Ku janë agronomët përse e marrin rrogën? Të shikojnë gjendjen të mos rrinë në karrige në hije”

Alarmi se kolonitë e karkalecit po shkatërrojnë të mbjellat është ngritur në disa zona të vendit, por deri më tani nga ministria e Bujqësisë nuk ka asnjë reagim.

Tv OraNews