Kaos dhe përmbytje masive në Greqi, po për Shqipërinë çfarë paralajmëroi meteorologu gjerman

10 TETOR 2021

Shumë qytete në Greqi, mes tyre Athina është përfshirë nga stuhi me reshje të dendura shiu dhe ere pasditen e sotme. Reshjet kanë shkaktuar kaos në qarkullim. Një pjesë e përrenjve dhe lumenjve kanë dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje. Deri tani raportohet vetëm për dëme materiale.

Shumë shtëpi janë përmbytur. Moti i keq me reshje të dendura pritet që të vijojë edhe në ditët në vazhdim. Por jo vetëm në Greqi. Ajo që po ndodh sot në vendin fqinj, Greqi u paralajmërua nga një meteorolog gjerman, i cili theksoi se gjithashtu edhe pjesa jugore e Shqipërisë do të preket nga i njëjti nivel i stuhisë që do të shkaktojë përmbytje.

Ditën e sotme meteorologia Lajda Porja theksoi se duke filluar nga mbrëmja e sotme pritet që mbi vendin tonë të ketë reshje të dendura shiu, por edhe dëbore në zonat malore në veri dhe verilindje të vendit.

Gazeta Sot