23 Gusht 2022

Gjatë kohës që nuk kishte energji elektrike dhe po përdorej gjeneratori, në ndërtesën e ish-Gërmisë ka shpërthyer zjarri.

Punëtorët e ministrisë së Infrastrukturës dhe të ministrisë së Punëve të Brendshme, që janë të vendosur aty, kanë dalë jashtë ndërtesës, teksa në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit dhe njësitet e tjera relevante.

Behar Shala, zëvendës i shefit të ndërrimit të ekipit të zjarrfikësve është deklaruar për gjeneratorin i cili është djegur pranë ministrisë së Infrastrukturës në Prishtinë.

Ai tha se nuk ka të lënduar nga ky rast, teksa është lokalizuar zjarri me ndihmën e ekipit të tij.Ai u shpreh se një nga arsyet që mund të ketë ndodhur kjo për shkak se gjeneratori ka qenë duke prodhur elektricitet në mungesë të energjisë elektrike dhe se nuk është rasti i vetëm që ndodh kjo.

Shala shtoi se e kanë ndalur rrjedhjen e rezervuarit të naftës së këtij gjeneratori.

“Ne mundemi me theksu që lajmi na është dhënë në ora 11:30 minuta te ministria e Infrastrukturës, por gjatë rrugës na është ndryshuar adresa ku jemi tash për momentin. Rreziku më i madh na paraqitet shuë shpesh elektriciteti dhe vet gjeneratorët janë prodhurs të saj, është vështirë me ndalë që është i aktivizuar me ndihmën e disa punëtorëve ne e kyçim. Për momenti kemi rrjedhje të rezervuarit të naftës, e kemi ndalë rrjedhjen dhe presim me ardhë një material”, tha ai para gazetarëve.