
“Kam 32 vite gjyqeve”, vajza e Lasgush Poradecit probleme me pronat: – Si duhet të sillem unë!?
8 Tetor 2025
Vajza e poetit të njohur Lasgush Poradeci, Maria, ka reaguar ashpër ndaj institucioneve të drejtësisë, duke denoncuar atë që e quan “32 vite vuajtje, gjyqe dhe korrupsion” për një pronë familjare në Pogradecit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo shprehet se nuk po gjen të drejtën e saj, ndërsa shton pyetjen ‘Si duhet të sillem unë?’.
Çështja e pronave është një nga temat më të zjarrta ditët e fundit, për shkak se gjyqtari Astrit Kalaja u vra në mes të sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit.
“Për një copë tokë për të ndërtuar “1 Maji” në Pogradec, që ndodhet 3 metra larg lokalit (është kopsht për lokalin), me dokumente të kohës së Zogut, me fitim gjyqi në 3 shkallë për të drejtën e parablerjes së pistës së vallëzimit që është në këtë tokë, me fitim gjyqi në 3 shkallë për kontratë të pavlefshme…
Kam 32 vjet gjyqe, zyrave dhe nuk e gjej dot drejtën sepse paraja i ka bërë bllok. Unë, gjyqeve, AI “pronarit” të lokalit vazhdoj biznesin dhe me paret që fitoj mbi pronën time paguaj çdo shtetar. Korrupsioni i shtetit vazhdon… Tridhjetedy vite —- një jetë. Si duhet të sillem unë?!“, shkruan ajo në Facebook.
Top Channel