
Ajeti: – Me Serbinë ndeshje e vështirë, synimi jonë janë 3 pikët
8 Tetor 2025
Arlind Ajeti është një nga futbollistët më me eksperiencë në Kombëtare. Në prag të sfidës me Serbinë, mbrojtësi ka dalë në konferencën për mediat ku iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
“Përshëndetje, normalisht që emocionet i kemi para çdo ndeshje, mundohemi ta shohim këtë vetëm si ndeshje futbolli, që të jemi profesionistë në çdo aspekt, synimi është të shkojmë, të japim maksimumin dhe të marrim 3 pikët. Ndeshja do të jetë e vështirë, si në aspekt futbollit dhe emocional, por do jemi profesionistë.
Besoj që Serbia në çdo rol ka futbollistë të mirë, me cilësi të lartë, kanë lojtarë si Mitroviç fizikisht është shumë i fortë, Vlahoviç i cili kohët e fundit ka pasur ndeshje të mira me Juventusin dhe besoj që do i analizojmë çdo lojtar saktësisht dhe të jemi të përgatitur për çdo rast.
Atje do jetë më e vështirë, se çdo ndeshje jashtë është më e vështirë se në shtëpi, se atje kanë dhe tifozët, ne sdo kemi atje, por ne do të japim maksimumin siç kemi bërë në çdo ndeshje, dhe shpresojmë që tja dalim. Këshilla nuk besoj që mund tju japim ne mbrojtësit sulmuesve, por shpresoj që ato rastet që do i kemi ti shfrytëzojmë dhe ne mbrapa të provojmë të mbajmë portën pastër dhe sulmuesit e dinë vetë se çfarë do të bëjnë”, deklaroi Arlind Ajeti.
Gazeta Panorama