13 Prill 2026

Fitorja e opozitës në Hungari dhe rënia e kryeministrit Viktor Orban pas 16 vitesh në pushtet është pritur mirë jo vetëm në faktorin ndërkombëtar, por edhe në Shqipëri.

Aktorë politikë dhe jo vetëm kanë reaguar pas shpalljes së rezultateve të fitores së opozitës së drejtuar nga Magyar.

Edhe ish-deputeti socialist dhe ish-ministri Ditmir Bushati ka reaguar sot në mbrëmje (12 prill) me një postim në rrjetin social X.

“Fitorja e Peter Magyar në Hungari shënon një fitore të rëndësishme për demokracinë liberale dhe Evropën në tërësi. Ka të ngjarë të ketë efekte të ndryshme në modele të ngjashme qeverisjeje që janë mbështetur nga Hungaria në Ballkanin Perëndimor”, shkruan ai në reagimin e tij.

Opozita hungareze mësohet se ka siguruar mbi gjysmën e vendeve në parlament dhe po shkon drejt dy të tretave të vendeve.

Nga: Gazeta Sot