vila-qeveritare Vlore

12 Prill 2026

Kjo është vila qeveritare në Vlorë ku po qëndron Ivanka Trump. Ajo është akomoduar aty prej mbrëmjes së kaluar. Sot pritet që ajo dhe kryeministri Rama të ndalen për një drekë në Dhërmi.

Kujtojmë që në vizitën e saj të fundit në Vlorë, në janar, ishin të pranishëm edhe arkitektë të njohur. Në fokus të bisedimeve ishin investimet në Sazan e Zvërnec, ndërsa s’dihet ende arsyeja e vizitës së kësaj here.

Ivanka Trump ka mbërritur ditën e djeshme në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve, ajo ka qëndruar gjatë mbrëmjes në vilat qeveritare në zonën bregdetare.

Ndërkohë, mësohet se gjatë ditës së sotme Ivanka Trump pritet të zhvillojë një drekë me kryeministrin Rama në vilat qeveritare në Dhërmi.

Burimet bëjnë me dije se Ivanka Trump pritet të zhvillojë edhe disa ndalesa në qytetin e Vlorës, ndërsa ende nuk dihen arsyet e vizitës së saj apo detajet e takimit me vajzën e presidentit amerikan Donald Trump.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama ka mbërritur në jug të vendit pasditen e së shtunës dhe pritet të qëndrojë në Vlorë edhe ditën e hënë, ku do të zhvillojë disa takime dhe inspektime në kuadër të agjendës së tij.