Jemi të pambrojtur ndaj fatkeqësive! Si me ujin dhe zjarrin, ne fund Qeveria ka gadi komunikatat

9 Janar 2026
Në emisionin “Drejt” në “Ora News” të moderuar nga Luan Rama, Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare u shpreh se ajo që kuptohet nga sjellja e shtetit në rastet e përmbytjeve të fundit, apo rastet e mëhershme të fatkeqësive natyrore, ne jemi të pambrojtur ndaj fatkeqësive.
“Edhe nëse ti ndodhesh në qendër të Tiranës, nëse bie flaka duhet të presësh kur të shkrumbohet gjithçka dhe rreziku të kalojë.
Edhe zyrtarët që dolën pak më parë për zjarrin në Tiranë atë thanë: flaka filloi, erdhëm këtu dhe po presim të mbarojë flaka.
Në këtë kuptim edhe situata nga përmbytjet është e njëjtë. Pra, ne e kemi humbur jo vetëm kontrollin e territorit, por kemi humbur dhe balancën e territorit.
Sepse në këto 34 vite e kemi shndërruar qytetin në një fabrikë ndërtimesh dhe e kemi humbur balancën e ndërtimeve me intensitetin e ndërtimeve që duhet të ketë.
