Bush Berisha

28 Korrik 2022

Ish-presidenti amerikan George W. Bush ka përcjellë mesazhin e tij për vendosjen e 100-vjetorit të marrëdhënieve të Shteteve të BashkuarA dhe Shqipërisë.

Mesazhi është lexuar në ceremoninë e 100-vjetorit të vendosjes së këtyre marrëdhënie nga ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Në letrën e tij, Bush ka kujtuar vizitën e tij të parë në Shqipëri. “Unë dhe Laura ju dërgojmë përshëndetjet më të ngrohta. Ky gur kilometrik është dëshmi e miqësisë.

Në 2007 isha krenar isha krenar që isha presidenti që vizituam Shqipërinë. U bëmë dëshmitarë të mikpritjes tuaj të sinqertë. Jam i lumtur të shoh Shqipërinë dhe SHBA si aleatë. Shpirti shqiptar që kurrë nuk resht për liri dhe tradita juaj e besës janë vlera. Gëzuar të gjithëve 100-vjetorin”, ka shkruar në letrën e tij ish-presidenti amerikan.