11 Maji 2025

Ish-deputeti Ervin Salianji votoi sot në burgun e Fierit për zgjedhjet e 11 majit. Për gazetarët Salianji tha se votimi është një ilaç për Shqipërinë.

Ervin Salianji: Kufizimi që më është bërë jo vetëm fizik duke më marrë peng apo burgosur, por duke më marrë edhe mandatin, dhe duke më privuar nga pasioni i im i madh është një mungesë e madhe.

Unë nuk i nënshtrohem vullnetit të qeverisë brenda apo edhe jashtë burgut. E rëndësishme të fokusohemi tek mesazhi dhe kryesori është vota masive. Ky është ilaçi për të shëruar Shqipërinë. Mbi 90 përqind e të burgosurve votojnë për qeverinë dhe kjo tregon edhe për nivelin e demokracisë në vendin tonë.