“Irena me 5 llagape i bëri k*kën në kokë reformës në drejtësi”/ Gazetari ironizon: S’pati nevojë të shkojë te Balluku..

30 Janar 2026
Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar me ironi në lidhje me skandalin në sistemin e drejtësisë së re në vend, ku KLGJ nuk mori në shqyrtim provat zyrtare të konfirmuara nga Prokuroria e Përgjithshme për gjyqtaren e GjKKO-së të dënuar me burg dhe dëbuar nga Greqia, Irena Gjoka, Maneku, Shpata.
Në postimin e tij në Facebook, Tomorri thekson se ‘Irena me 5 llagape i bëri k*kën në kokë reformës në drejtësi dhe nuk pati nevojë fare që të shkonte drejtësia e re të Balluku apo Rama’.
Postimi i plotë:
Aq e forte dhe mbi baza te shendosha qenka bere reforma ne drejtesi sa qe ja beri k*ken mu ne koke Irena me 5 llagape. Nuk pati nevoje fare te shkoje puna tek Balluku apo larg qofte tek Rama.
Nga kjo del dhe nje mesim. Naltmadhenia ka thene qe ne beme ate qe nuk kishte guxuar ta bente askush qe nga koha e Ismail Qemalit. Nxorrem drejtesine nga kthetrat e politikes.
Mirepo as kjo nuk mjaftoi. U dashka cuar puna tek pellazget.
Zamet e ke re komandant; tani na bej nje reforme tjeter ne drejtesi, qe nuk ka guxuar ta beje askush qe nga koha e pellazgeve.
