17 Tetor 2023

Irani e konsideron pushtimin e Izraelit në Rripin e Gazës si një vijë të kuqe. Në rast të një zhvillimi të tillë, numri i fronteve në konfliktin izraelito-palestinez do të rritet, tha nënkryetari i parë i Komisionit Parlamentar iranian për Siguri Kombëtare dhe Politikë të Jashtme, Ebrahim Azizi.

“Fronti i rezistencës palestineze praktikisht nuk ka kufij… Izraeli duhet të kuptojë se pushtimi i Gazës është një vijë e kuqe… Nëse regjimi izraelit ndërmerr një hap të tillë dhe nuk ndalon sulmet me raketa në Rripin e Gazës, do të duhet të presin shfaqjen e fronteve të reja të luftës kundër tij, dhe jo vetëm një, si tani”, tha ai.

Ai shtoi se nëse zhvillohet një skenar i tillë, një pushtim i Rripit të Gazës, Izraeli si rezultat i hapjes së fronteve të reja, nuk do të jetë në gjendje t’i rezistojë rezistencës së tyre.

Nga OraNews