Investigimi RTV Ora/ Zhduken 2009 kg sallam HAKO i skaduar.

Nga Alketa Çeku

25 Tetor 2021

Konsumatori shqiptar mashtrohet për cilësinë e produkteve ushqimore që tregëtohet në vend.

Këtë e fakton edhe raporti i fundit i KLSH që ka konstatuar shkelje te renda te inspektorët e AKU të cilët ne 35 raste kanë bllokuar produkte ushqimore por mungesa e shenjës dalluese të bllokimit ka bëre që këto produkte të shiten përsëri nga tregtarët.

Ku përfundojne produktet ushqimore te skaduara?

Kjo e do të jetë në fokus të një serie investigimi nga RTV Ora.

Që në nisje të këtij investigimi pengesën e parë e kemi hasur te AKU, institucion i cili pritet që të mbrojë të drejtat e konsumatorit.

Pas kërkesës së përsëritur për të na vendosur në dispozicion procesverbalet e asgjesimit të sallamit të skaduar të fabrikave më të mëdha në vend, kërkesa jonë është refuzuar dhe nuk kemi marrë përgjigje.

AKU nuk bën transparencë as me median dhe as me qytetarët. Megjithatë gazetarët nisën investigimin tek një kompani duke vijuar më pas dhe tek të tjerat.

I kemi dërguar nje  kërkesë për informacion fabrikës së sallamit HAKO në lidhje me produktet e skaduara që janë për asgjesim  për periudhën kohore Mars 2020 korrik 2021.

Në përgjigjen zyrtare thuhet se janë në total 2009 kg produkte që  i ka kaluar afati i përdorimit dhe janë asgjësuar.

Te njëjten kërkesë ia kemi dërguar edhe Agjencisë Rajonale të Mjedisit në Tiranë Durës dhe  Dibër. Kjo agjenci në kthimin e përgjigjes  na sqaron se operatori ‘HAKO’ shpk  nuk ka asgjesuar asnjë kg sallam të skaduar por ka asgjesuar ricikluar vetëm kocka nga lënda e parë dhe mbetje shtazore.

Ne këto kushte ndodhemi përpara një skandali. Deklarohet në tatime dhe AKU se janë 2009 kg produkte kryesisht sallam për tu asgjesuar ndërkohë që sipas ARM këto prokukte nuk janë asgjësuar.

Ku ka përfunduar kjo  sasi sallami e skaduar?

Përgjigjen e kësaj pyetje shkuam për ta marrë te ‘HAKO’shpk

Edhe pse përfaqësues te HAKO-s u vunë në dijeni të  prezencës tonë askush nuk pranoi të na takonte.

Pasi grupi i xhirimit të RTV Ora u largua nga ambentet e HAKO sh.p.k një perfaqesues i këtij bisnesi na kontakton në telefon dhe na caktoi një orar takimi, por duke na paralajmeruar  se në asnje moment nuk  do të lejohej që kjo bisedë të rregjistrohet dhe te publikohet në media.

Pretendimi i përfaqesuesve te ‘HAKO’ shpk është se 2009 kg sallam i skaduar është asgjësuar në 7 prill 2021, por sipas këtij dokumenti zyrtar që RTV Ora disponon nga ARM në këtë date është bërë asgjësimi I kockave dhe  mbetjeve shtazore me peshë totale 3265kg dhe kjo nuk ka aspak të bëjë me sasinë 2009 kg sallam të skaduar.

Kërkesa jonë e përsëritur për të  marrë një intervistë nga përfaqësues të  HAKO-s në lidhje me këtë skandal u refuzua prerazi. Edhe në fotot e vëna ne dispozicion në lidhje me asgjësimet e produkteve të bëra në datën 7.4.2021 nga HAKO sh.p.k duket qartë që arkat janë të mbushura me mbetje kockash dhe jo me sallam sikurse pretendohet.

RTV Ora i bën thirrje instancave përkatëse që të fillojnë menjëherë hetimet mbi këtë çështje, për të zbuluar se ku ka përfuduar sasia e sallamit e destinuar për tu asgjesuar.

Nga: OraTv.