Ilirjan Celibashi – Besoj se e marta pasdite do të na gjejë me të dhëna të plota për votimin brenda vendit.
20 Maji 2025
Ilirjan Celibashi, Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve foli sot një ditë para zgjedhjeve se kur mund të dalin rezultatet e para nga numërimi i fletëve të votimit.
“Nuk e dimë se sa do impaktojë numërimi i fletëve të votimit nga jashtë në shpejtimin e këtij procesi. Por besoj votat brenda vendit do të numërohen dhe do të vlerësohen si për partitë politike dhe koalicionet ashtu edhe për kandidatët në listën e hapur brenda parashikimit ligjor”, tha Celibashi. Kreu i KQZ, tha se rezultat e para nga numërimi i votave në vend mund të dalin pasditen e së martës.
“Do të ishte shumë mirë nëse rezultatin e zgjedhjeve do ta shpallim më shpejt nga se e shpallëm në zgjedhjet e 2021, 2023, pra më shpejt se pasditja e ditës së martës pas ditës së votimit. Besoj se e marta pasdite do të na gjejë me të dhëna të plota për votimin brenda vendit. Po shikojmë se çfarë do të përmirësojmë nga pikëpamja infrastrukturore organizative që edhe për votimin nga jashtë që ky rezultat të jetë publik brenda këtij afati”, shpjegoi Kreu i KQZ.
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve foli sot një ditë para zgjedhjeve se kur mund të dalin rezultatet e para nga numërimi i fletëve të votimit.