Ilir Meta: – O ka Shqipëri me shqiptarë, o banori më i ri në Shqipëri mbetet Ilir Meta.

12 TETOR 2020

Presidenti Ilir Meta ka sfiduar sërish kryeministrin Rama për debat, duke thënë se ai shpif te ndërkombëtarët.

“Mashtron ndërkombëtarët duke i thënë se Ylli Ndroqi pas sekuestrimit të pasurisë e bëri telefonatën e parë me Ilir Metën. Ai që bën këto fabrikime, siç ka bërë të gjitha në Shqipëri, që e ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese, shikoni se çfarë tha Komisioni i Venecias për këtë”, tha Meta i ftuar në një studio televizive.

Ai u shpreh se i interesojnë shqiptarët dhe jo opozita.

“Nuk më intereson opozita, më interesojnë shqiptarët. Unë i kam thënë opozitës që të mos djegin mandatet se Rama është i papërgjegjshëm dhe nuk do reflektojë. Kjo është çështje për jetë a vdekje. O ka Shqipëri me shqiptarë, o banori më i ri në Shqipëri mbetet Ilir Meta,” tha Meta.