“Ilir Beqes s’i mjaftuan koncensionet, jep mend dhe për pensionet! – Zorrët në gojë”

29 prill  2020

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në një analizë që ka postuar së fundi në media ka propozuar disa zgjidhje të ngërçit ekonomik, ku mes tyre propozon dhe rishikimin e pensionëve.

Nuk dihet nëse ky është një qëndrim vetëm i zotit Beqaj, apo edhe i mazhorancës, por ajo që mund të themi me siguri është që komenti i tij ka shkaktuar një valë të madhe reagimesh në rrjetet sociale dhe jo vetëm.

Anika Dokle

Një prej atyre që ka reaguar është dhe mjekja Anika Dokle, e cila thotë se Beqaj, pasi ka përfituar para nga koncensionet, tashmë do që të marrë dhe paratë e pensionistëve. ”Nuk i dolën koncesionet, jep mend dhe për pensionet. Zorrët në gojë…”, shkruan Dokle.

Gazeta Dita