20 Shkurt 2026

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në Tiranë.

Një person është hedhur nga ura në Unazën e Madhe dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca dhe policia e cila po heton rrethanat e ngjarjes.

Njoftim i Policisë:

Informacion paraprak

Rreth orës 11:40, shtetasi D. K, rreth 42 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura e Babrroit dhe ka rënë në rrugën e Unazës Lindore. Si pasojë, ai ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.