Harry dhe Meghan te familjes mbretërore heqin dorë nga statusi fisnik.

Familja Mbretërore angleze është shokuar nga njoftimi i papritur i Harry dhe Meghan për të hequr dorë nga ‘statusi fisnik’ i familjes mbretërore britanike.

Lajmin e bën me dije BBC online që citon burime të paidentifikuara.

Princi Harry dhe Meghan Markle në një njoftim të bërë dje thanë se heqin dorë nga roli i tyre si anëtarë të familjes mbretërore britanike për të pasur pavarësi financiare maksimale në aktivitetet e tyre publike dhe bamirëse.

Njoftimi, i konfirmuar nga Buckingham Palace është dhënë nga vetë dukët e Sussex në profilin e tyre Instagram.