Habit gazetari i njohur shqiptar: – Mbretëresha e medikamenteve që është përdorur kundër koronavirusit në Wuhan është lulja që mbillet në Shqipëri dhe është shumë e njohur

24 PRILL 2020

Wuhan e përballoi me koronavirusin. Qyteti i është rikthyer jetës normale. Të vetmet që vijojnë të jenë të mbyllura janë shkollat dhe arsimi.Gazetari Edison Myrteza, që jeton prej vitesh në Kinë gjatë një lidhje për Report TV, tha se në vend ende vijojnë kontrollet dhe skanim i qytetarëve dhe aktualisht janë 2000 persona të infektuar në spital, ku 181 janë në gjendje kritike.

“Në Wuhan sot pas 76 ditëve në karantinë, ky qytet ka dalë i rilindur dhe me festë nga ditët e vështira që ka kaluar. Por ende mbi 2000 persona marrin shërbim mjekësor në spital dhe 181 vijojnë të jenë në gjendje kritike.

Masat kanë qenë shumë të forta që vuri qeveria, por ato kanë dhënë rezultat. Ka edhe një plan B, do të ketë një skanim, kontroll, nuk është i gjithë qyteti totalisht i hapur, nëse do të ketë sërish të infektuar që vijnë në qytetet e tjera, apo nga jashtë.

Plani B është për një izolim të dytë të Wuhan, në rast se do të ketë rritje të numrit të të prekurve apo të të vd ekurve. Ka mbi 3000 punonjës shëndetësie e policie të infektuar dhe mbi 13 mijë vi ktima, por sërish ka ende një kontestim për numrin e vërtetë dhe kjo ende kërkon konfirmim.

Megjithëse edhe unë nuk kam shumë besim tek këto shifra, pasi mendohet se ai mund të jetë edhe me i lartë.Jeta ka filluar normalisht në Wuhan, ka nisur të hapen baret, restorantet, bizneset e 97 përqind e tyre janë hapur. Fabrika më e madhe e maskave ka nisur punën 100 përqind për prodhimin e tyre, jo vetëm për Kinën por edhe për të gjithë botën.

Nuk ka nisur ende hapja e shkollave, arsimi do të vijojë të jetë i pezulluar, do të jetë Byroja e Arsimit ajo që do të vendosë hapjen e dyerve të institucioneve të arsimit, sigurisht duke zbatuar të gjitha rregullat”, tha Myrteza.

Gazetari Myrtezaj theksoi se janë përdorur shumë medikamentet tradicionale si sherebela, por gjithashtu janë përdorur dhe dr ogat e lehta.

“Mbi 80% e medikamenteve që lu ftuan koronavirusin në Kinë, kanë qenë medikamente tradicionale kineze. Zvicra ka pasur ndikim më të madh drejt medikamenteve tradicionale kineze, sherebela është përdorur shumë duke e përgatitur me medikamente të tjera.

Ka pasur edhe përdorim të drogave të lehta. Sherebela ka qenë mbretëresha e medikamenteve të përdoruara në Kinë për pacientët e prekur me koronavirusit” u shpreh Myrteza.

“Kanë filluar edhe deklaratat dhe kundër deklarata me Kinës zyrtare dhe SHBA për debatin se ku ka shp ërthyer virusi. Do të jetë Gjykata ndërkombëtare e Hagës do të vendosë nëse virusi ka shpërthyer nga Wuhan apo jo” tha Myrteza.