
Grevë urie. Naftëtarët e Bankers: – Helmohemi nga gazërat që emëton nafta, për paga qesharake
15 Tetor 2025
Naftëtarë dhe punonjës të tjerë të kompanisë “Bankers Petroleum” në Marinzë janë futur në grevë urie mëngjesin e së mërkurës.
Fillimisht rreth 200 punonjës protestuan përpara zyrave të kompanisë, ndërsa Kryetari i Sindikatës së Sektorit Hidrokarbur, Dritan Shahu thotë se 10 naftëtarë janë futur në grevë urie në një nga zyrat e sindikatës. Gjithashtu, grupet e naftës bojkotuan punën.
Sipas naftëtarëve nga kompania nuk është kryer asnjë rishikim apo rritje page prej 10 vitesh.
Të enjten pritet që t’i bashkohen grevës edhe naftëtarë të tjerë, hap i ndërmarrë pasi kompania “Bankers Petroleum” nuk i ka marrë në konsideratë kërkesat e tyre për përmirësimin e kushteve të punës.