16 Janar 2026

Gjykata ka konstatuar se masa e arrestit shtëpiak ndaj tij është mbajtur përtej afatit të arsyeshëm dhe ka pranuar argumentet e mbrojtjes së tij kundër vendimeve të gjykatave më të ulëta.

Berisha është nën hetim për korrupsion pasiv në lidhje me procesin e privatizimit të pronave të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, dhe gjatë kohës që ishte nën arrest shtëpiak, mbrojtja ka kundërshtuar vazhdimisht zgjatjen e kësaj mase.