26 Mars 2023

Avokati i njohur Genc Gjokutaj denoncon bllofin e qeverisë, e cila përmes propagandës theksoi se gjatë takimit që ai zhvilloi me ministren e Brendhsme të Britanisë, Suela Braverman, homologu i saj shqiptar Bledi Çuçi ka kërkuar amnistimin e shqiptarëve që mbërrijnë në ishullin britanik në mënyrë të paligjshme.

Teksa publikon njoftimin zyrtar të takimit Braerman-Çuçi, Gjokutaj thekson se alibia e mësipërme nuk ka asnjë lidhje me atë çfarë njofton qeveria britanike, pasi në atë takim Çuçi ka firmosur kthimin e të gjithë shqiptarëve dhe dërgimin e të tjerëve në Ruanda, që është dhe projekti i ri i qeverisë angleze.

“Kjo është faqja e Ministres së Brendshme të Britanisë së Madhe! Ajo njofton firmosjen nga ana e Ministrit tonë të Brendshëm Çuci për kthimin e shqiptarëve që mbërrijne atje me varka dhe internimin e të tjerëve në Ruanda! Kjo ishte flluska e nacionalizmit Kryeministror! Turp!”, shprehet avokati Genc Gjokutaj në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale.

Nga OraNews