Gjermani, infeksionet ditore me COVID-19 shënojnë rekord të ri

25 NËNTOR 2021

Gjermani, infeksionet ditore me COVID-19 shënojnë rekord të ri

Rastet ditore të koronavirusit të ri (COVID-19) në Gjermani kanë shënuar një rekord të ri, respektivisht 66.884 raste të tjera, shifër më e lartë njëditore që nga shpërthimi i pandemisë.

Sipas të dhënave zyrtare, vdekjet nga koronavirusi po ashtu janë në rritje, pasi vendi regjistroi 335 viktima brenda 24 orëve të fundit. Instituti Robert Koch konfirmoi 685.100 raste aktive me COVID-19, duke shënuar një nivel të ri në valën e katërt aktuale të pandemisë.

Numri i pacientëve me COVID-19 në spitale dhe njësitë e kujdesit e intensiv është rritur në mënyrë dramatike, duke detyruar shumë spitale të shtyjnë operacionet jo kritike.

Shumë spitale në zonat më të goditura nga koronavirusi në rajonet lindore dhe jugore të vendit kanë mbetur pa shtretër në njësitë e kujdesit intensiv dhe kanë filluar të transferojnë pacientë të rinj në qytete dhe shtete të tjera.

Gazeta Shqip