Gazment Bardhi bën deklaratën e fortë: – Pas 25 prillit, Edi Rama shkon në burg!

15 Mars, 2021

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV.

Bardhi foli për përfshirjen e elementëve kriminalë në fushatë, duke i’u referuar ngjarjes së Elbasanit, por deklaroi se asgjë nuk e ndal rrotacionin.

Ai tha se pas zgjedhjeve të 25 prillit, Rama do të përfundojë në burg.

“Opozita është në krye të detyrës, sikundër presidenti është në krye të detyrës për të garantuar zgjedhje të lira.

Sa kohë Edi Rama do të jetë kryeministër, shqiptarët nuk presin të kemi zgjedhje normale.

A mundet vullneti i mbrapsht i Edi Ramës, të ndryshojë vullnetin e shqiptarëve? Shqiptarët e kanë marrë vendimin ta çojnë në shtëpi dhe pastaj në burg.

Ka ardhur koha të kemi një qeveri që kujdest për shqiptarët”, deklaroi ndër të tjera Bardhi.

/TPZ.al/