“Do t’u shesë miliarderëve pasaportat shqiptare…”/

12 Gusht 2022

Një tjetër skandal i qeverisë së kryeministrit Rama është denoncuar nga gazetari Klodian Tomorri. Sipas këtij të fundit, qeveria tani pritet të japë me koncesion edhe shtetësinë.

Përmes një statusi në rrjetet sociale Tomorri shkruan se me shumë gjasë qeveria “do të kontraktojë ndonjë kompani private që të gjejë miliarderë nëpër botë për t’u shitur pasaportën shqiptare”.

Postimi i plotë:

“Kur ti mendon se i ke parë të gjitha del ministri i Brendshëm, që ka pasion varkat me vela, dhe kërkon të bëjë dhe ky një koncesion. Dmth këta do japin një ose më shumë nga procedurat e dhënies së shtetësisë shqiptare me koncesion. Këtu nuk është e qartë akoma se çfarë kanë ndërmend të bëjnë. Por me gjasë do kontraktojnë ndonjë kompani private që të gjejë miliardera nëpër botë për t’u shitur pasaportën shqiptare. Është ai projekti golden passports që e kundërshton fort BE-ja.  Po ky është funksion mirëfilltazi shtetëror. Si mund të delegohen hallkat proceduriale të shtetesisë tek privati? Futini dhe policisë apo ushtrisë një koncesion tani, që të vejë tamam kjo punë.”-shkruan Tomorri.

Gazeta Panorama