19 Shkurt 2023

Oficerët francezë të doganave kanë konfiskuar qindra mijëra ngjala, të shpallura të mbrojtura, në një goditje ndaj një bande kontrabandistësh, njoftoi shërbimi doganor francez.
Sekuestrimi i më shumë se 800 000 ngjalave të ashtuquajtura ngjala të qelqta, ndodhi në një rajon parizian, ndërkohë që ato ishin të destinuara për në Azi, ku vlerësohen shumë në tregjet e peshkut. Policia arrestoi tre të dyshuar, të cilët tani përballen me dënime me burg deri në 10 vjet.

Ngjalat, që peshonin më shumë se 300 kilogramë në total, u lëshuan në lumë, me ndihmën e autoritetit francez për mbrojtjen e specieve, OFB.

Kapja e ngjalave të qelqta është e rezervuar për peshkatarët profesionistë në Francë dhe mbahet brenda kuotave strikte.

Sipas shërbimit doganor, një kilogram ngjala qelqi vlen 900 euro (960 dollarë) në vend dhe deri në 5 000 euro në tregun aziatik.