FOTO: – Me maska në 1918 dhe disa momente të errëta të historisë njerëzore

Ndonjëherë një imazh vlen më shumë se njëmijë fjalë. Të gjitha këto foto të mbledhura nga portali listverse.com publikuar në DITA janë shndërruar në ikona historike.

Sot shërbejnë për t’i kujtuar njerëzimit se ngjarjet tragjike të historisë nuk duhet të përsëriten.

1 Djali i vogël ka vdekur. Vëllai i tij vazhdon e mban në shpinë për ta çuar në krematorium. Nagasaki, Japoni, gusht 1945.


2   Kalimtarët nuk i kushtojnë vëmendje kufomave të urisë në një rrugë të Jarkovit gjatë Urisë së Madhe. Ukrainë 1933.

3   Skllevër afrikanë të çliruar, në bordin e një luftanije britanike HMS, Daphne. Nëntor, 1868.

4   Skenë e prerjes së kokës në një fshat kinez. Gazetat evropiane e publikuan foton në 1850. Botimi pasoi një valë armiqësie dhe zemërimi ndaj Kinës.

5   Një fëmijë në stacionin e trenave në Shangai, pas një bombardimi të realizuar nga avionët japonez gjatë Luftës së Dytë Sino-Japoneze. Gusht 1937.

6   Roja i Murit të Berlinit lejon një fëmijë që të kalojë kufirin mes dy Gjermanive. Më vonë ai do të lirohej nga detyra. Berlin, Gusht 1961.

7   Varri masiv numër 3 i kampit të përqendrimit Bergen-Belsen. Gjermani, Prill 1945.

8  Maska kirurgjikale shërbejnë si masë mbrojtjeje kundër gripit spanjoll për lojtarët e bejsbollit në SHBA. Pandemia shkaktoi më shumë se 100 milionë viktima, shifër më e madhe se ajo e viktimave të Luftës së Parë Botërore. 1918.

9 Një grua e dënuar të vdesë nga uria. Mongoli 1913.

d.a. / dita