Forumi i Grave të Partisë Popullore Europiane, thirrje Institucioneve të BE-së: Shqipëria me të burgosur politikë, mes tyre gra dhe vajza!

23 qershor 2019

Ish-deputetja Albana Vokshi, përmes një postimi në Facebook shprehet se Forumi i Grave të Partisë Popullore Europiane (EPP Women), i ka bërë thirrje Institucioneve të BE-së lidhur me shqetësimin rreth lajmeve shokuese për arrestimin e grave dhe përdorimin e gazit lotsjellës edhe ndaj fëmijëve që së bashku me familjet e tyre protestojnë në mënyrë paqësore për demokraci.

“Ditët e fundit, Kryeministri Rama i demaskuar në media për manipulimin e rezultateve zgjedhore të 2016-2017, arrestoi gra politikane, mes tyre deputetja Dhurata Çupi dhe Kryetarja e FRPD Mat, Denisa Vata.

Ndërsa në Shkodër,Kryetarja e Bashkisë u rrethua nga forcat speciale, ndërkohë që në qeli mbahej i burgosur politik deputeti i Shkodrës Bardh Spahia. Kërkova mbështetjen e Forumit të Grave te PPE-së për të sensibilizuar të gjithë faktorin ndërkombëtar për