Fitoi nofken “Llesh Kimiku”, njofton vetë largimin nga qeveria

11 shtator  2020

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka njoftuar sot se nuk do të jetë më në këtë post.

“Që nuk do jem më, është e sigurt. Asnjë nuk është i përjetshëm në këtë post”, është shprehur Lleshaj.

Ai gjithashtu theksoi sfida e të ardhmes për Policinë është goditja e krimit kibernetik dhe ekonomik.

“Kemi përmirësim të të gjithë indikatorëve të cilët masin performancën e punës së policisë.  Qëllimi është lufta e vendosur kundër krimit. Ndaj është nevojë e dorës së parë që policia të jetë e pajisur, e trajnuar etj.

Ndërkohë sfida e re do të jetë luftimi i krimit edhe aty ku nuk ka qenë traditë e fortë, kryesisht në fushën e krimit kibernetik dhe krimit ekonomik. Ndërsa ftoi të rinjtë e diplomuar në sektorët përkatës t’i bashkohen radhëve të policisë”, tha Lleshaj.