
Filmi për vrasjen e 6-vjeçares në Gaza thyen rekordin me 23 minuta duartrokitje në Venecia
15 Shtator 2025
“Zëri i Hind Rajab,” filmi për vrasjen e një vajze 6-vjeçare në Gaza, theu rekordin me 23 minuta duartrokitje gjatë premierës në Festivalin e Filmit në Venecia.
Filmi i regjisores tuniziane Kaouther Ben Hania tregon historinë e 6-vjeçares Hind Rajab, e cila mbeti e vrarë bashkë me familjen e saj, kur forcat izraelite goditën makinën me të cilën po udhëtonin, në janar të vitit 2024.
Bashkë me ta, u vranë edhe dy mjekë, të cilët kishin mbërritur në vendngjarje për t’iu ardhur në ndihmë.
Festivalet e filmit njihen për ovacionet e gjata, por ky film duket se ka thyer rekordin prej 22-minutash, që mbahej më parë nga “Pan’s Labrynth”, i regjisorit meksikan Gullermo del Toro, në vitin 2006.
Javën e shkuar, një sërë yjesh të Hollywood-it, përfshi aktorët Joaqin Phoenix, Rooney Mara, Brad Pitt, si edhe regjisorët Alfonso Cuaron dhe Jonathan Glazer iu bashkangjitën filmit në mbështetje si producentë ekzekutivë.
Ushtria izraelite nisi një fushatë në Gaza, pas sulmit të udhëhequr nga Hamasi në jug të Izraelit në 7 shtator 2023, ku u vranë rreth 1.200 persona dhe 251 të tjerë u morën peng.
Nga ky moment, të paktën 64.231 persona janë vrarë për shkak të sulmeve izraelite në Gaza, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së këtij territory, të drejtuar nga Hamas, raporton BBC.