7 Prill 2026

Fermerët protestuan këtë të martë përpara Ministrisë së Bujqësisë duke kundërshtuar Skemën e re Kombëtare për Bujqësinë. Një ndër kërkesat e tyre ishte rikthimi në Skemë i subvencionit të naftës, në kushtet kur çmimi i karburanteve vetëm po rritet ndikuar prej luftës në Lindjen e Mesme.

Ndërsa sot në tregun shqiptar, taksat përbëjnë me shumë se 50% është taksa. Nëse marrim si shembull blerjen e një litër naftë me çmim 220 lekë, brenda tij 112.8 lekë janë taksa, 38.8 lekë akciza, 27 lekë taksa e qarkullimit, 3 lekë taksë karboni dhe në fund 20% TVSH.

Fermerët sjellin si shembull jahtet që furnizohen me naftë në portet shqiptare për shkak se ata nuk tatohen si konsumatorët brenda vendit. Në vitin 2021 qeveria propozoi që për herë të parë nafta për “mjetet lundruese turistike” të taksohej me 65 lekë për litër. Pas shumë diskutimeve në komisionet parlamentare aso kohë u vendos që taksa të ulej në 40 lekë për litër.

Pra jahtet furnizohen me naftë që përbëhet nga çmimi real i karburantit plus taksa prej 40 lekë/litri. Kjo tarifë është në fuqi prej vitit 2022, dhe është pjesë e ligjit “Për taksat kombëtare”. Pra jahtet nuk paguajnë as akcizë, as TVSH dhe as tarifa të tjera, veç kësaj tarifë prej 40 lekësh.