9 Janar 2026

Fermerët francezë hynë sot në Paris me traktorë, në shenjë proteste kundër një marrëveshjeje tregtare të BE-së me bllokun e Amerikës së Jugut Mercosur, për të cilën ata druhen se do të krijojë konkurrencë të padrejtë.

Dhjetëra traktorë mbërritën para agimit dhe lëvizën nëpër Paris, me disa që arritën deri te Kulla Eifel dhe të tjerë te Harku i Triumfit, në një protestë të organizuar nga sindikata Konfederata Rurale.

“Thamë se do të vinim në Paris, ja ku jemi” ,tha Ludovic Ducloux, bashkëdrejtues i një dege të sindikatës.

Njëri prej traktorëve mbante mesazhin “Jo Mercosur”, duke iu referuar marrëveshjes me katër vendet e Amerikës së Jugut.

Marrëveshja do të krijonte zonën më të madhe të tregtisë së lirë në botë dhe do t’i ndihmonte 27 vendet e BE-së të eksportojnë më shumë automjete, makineri, verëra dhe pije alkoolike në Amerikën Latine.

Por, fermerët kanë frikë se do të dëmtohen nga hyrja e produkteve më të lira nga gjiganti bujqësor Brazili dhe fqinjët e tij.

Presidenti i Konfederatës Rurale, Bertrand Venteau, tha se fermerët synonin të protestonin paqësisht në vende simbolike të Parisit, edhe nëse kjo do të nënkuptonte ndalimin e tyre nga policia.

Megjithatë, një zëdhënëse e qeverisë paralajmëroi ndaj veprimeve të tilla duke icil@suar  “të paligjshme”..

Bllokimi i një autostrade ose “përpjekja për t’u grumbulluar përpara Asamblesë Kombëtare me gjithë simbolikën që kjo mbart është sërish e paligjshme”, tha Maud Bregeon.

Sipas autoriteteve local, në një tjetër protestë pranë qytetit jugperëndimor të Bordosë, rreth 40 mjete bujqësore bllokuan hyrjen në një depo karburanti, sipas autoriteteve lokale.